![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/call-center-shkoder.jpg)
Mashtrimi me Call Center, dalin sot në gjykatë 35 të arrestuarit
27 dhjetor 2021
| 09:16
Dalin sot para Gjykatës së Posaçme 35 të arrestuarit e skemës së mashtrimit me anë të Call Center.
Skema që ishte ngritur dhe drejtohej nga një izraelit kishte mashtruar mijëra shtetas europianë.
Ata akuzohen për mashtrim kompjuterik.
Hetimet zgjatën disa muaj dhe besohet se të ndaluarit kishin kontaktuar gati 2 milionë persona duke marrë përfitime të majme.
Hetimet u regjistruan nga letërporositë e autoriteteve të huaja, dy prej të cilave më herët janë zbardhur nga Tv Klan.