Mashtroi zyrtarë e biznesmenë duke imituar zërin e Erdoganit, arrestohet burri në Turqi

17 gusht 2023 | 15:47

Që kur inteligjenca artificiale fitoi veti njerëzore, rreziku i përdorimit të të dhënave dhe gjenerimit të tyre nga të panjohur u rrit edhe më shumë. Së fundmi, një burrë në Turqi tentoi të mashtronte biznesmenë dhe zyrtarë të lartë duke imituar zërin e presidentit Erdogan.

Një burr, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende ka rënë në pranga pasi u pikas nga shërbimi sekret turk MIT, të cilët parandaluan një skenë mashtrimi që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Përmes inteligjencës artificiale, burri imitonte zërin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mashtruar biznesmenë dhe zyrtarë të lartë.

Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion kohët e fundit, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut.

Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora karrierës së saj…