“Mashtruesi ka emër”, Krasniqi për Kurtin: Pas 4 vitesh mashtrim: ai e pranoi që Marrëveshja e Washingtonit ishte e duhur

28 janar 2025 | 18:33

Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se pas 4 vitesh kundërshtime dhe mashtrime, ai më në fund e pranoi që Marrëveshja e Washingtonit ishte e drejtë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi e cilësoi Kurtin si mashtrues, duke theksuar se qëndrimet e tij kontradiktore e kanë shndërruar atë në një figurë të pabesueshme. Ajo shtoi se kjo periudhë do të mbahet mend si një kohë e dështimit dhe mashtrimit politik nga ana e tij.

Postimi i saj i plotë:

Pas 4 viteve mashtrim Kryeministri Kurti e pranoi që Marrëveshja e Ëashingtonit ishte e duhur.

Kauza politike e Kurtit ishte sulm brutal ndaj kësaj marrëveshje, madje duke e quajtur edhe tradhti. Sot, në media ndërkombëtare deklaron se, marrëveshja e Washingtonit sjellë stabilitet.

Mashtruesi ka emër dhe ai quhet Albin Kurti. Do të mbahesh mend si kryeministri më mashtrues në vend.

LDK-ja është zgjidhja e vetme për stabilitet ndërkombëtar, politik dhe ekonomik. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin.

#LDK124
#RrezartaKrasniqi36
#BëhuNdryshimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5 mijë euro nga Paneli…