Mashtruesit
Shkruan: Arber Dashevci
Përgjatë historisë shumë njerëz kanë marrë identitete të reja dhe kanë pretenduar të jenë dikush që nuk janë. Disa e përdorin për të tërhequr më shumë vëmendje, ndërsa disa të tjerë e përdorin për motive akoma më të rënda, për t’ju fshehur një krimi
Ata janë dinakë dhe tinëzarë dhe do t’ju bindin se ata në fakt i keni shoqërinë më të mirë.
E dinë saktësisht si t’ju përfitojnë sepse e bëjnë me plan. Në fillim ata do t’ua bëjnë qejfin maksimalisht, por pas një kohe, kur e kuptojnë se “ju kanë ne dorë” dhe se më nuk janë të detyruar të përpiqen sepse qëllimi i tyre dashakeq është arritur, ata fillojnë të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë.
Rëndom luajnë lojën ngrohtë-ftohtë: sa janë plot dashuri, sa krejt të pa interesuar, dhe në fund luajnë inferiorin.
Ndërrojnë shpesh karakteret dhe kjo është dobësia e tyre, këtu edhe fillon shansi ynë që ti njohim dhe të shpëtojmë nga e keqja e tyre e menduar dhe e analizuar mire.
Kur mërziten së luajturi me ne, do të na shfrytëzojnë – materialisht apo emocionalisht, dhe zhduken pa gjurmë.
Ai /ajo ose ata/ato veq se e kanë bërë atë çka e kanë planifikuar, ose jemi dëmtuar materialisht, ose emocionalisht apo në ndonjë formë tjetër, mirëpo e keqja veç se ka ndodhur, dhe ajo duhet menagjuar, se si mos të na ndodhë më në të ardhmen.
Dikush mendon se mashtruesit janë njerëz normal, e kanë gabim shumë gabim, ata nuk janë normal sepse mashtrimet e tyre në kontinuitet kalojnë ne patologji, dhe më të ndalur nuk kanë deri ne momentin kur i ndalin organet e rendit, tek atëherë e paguajnë çmimin që meritojnë.
Tek e fundit njeriu normal nuk merret me mashtrime
Sjelljet e tyre nuk janë normale dhe gjestikulaicionet janë pa asnjë diskutim te dallueshme në mënyrë shumë të qartë, vetëm se duhet durim pak minuta gjatë bisedës me ta.
Nuk janë te qetë gjatë bisedës edhe pse ne përshtypjen e pare, janë të suksesshëm/brilant , mirëpo mbas 5-10 min bisede me ta, fillojnë të nderojnë temën, dhe kalojnë shpejt nga tema në temë, sepse qëllimi i tyre i vetëm dhe primar është mashtrimi.
Fillojnë vet pjesët e trupit të tyre të na japin informacionet e para, fillojnë nga sytë, sepse bebëzat e syve të tyre lëvizin majtas dhe djathtas në mënyre jo normale dhe nuk përqendrohen në shikimin sy në sy dhe e shmangin atë në mënyrë të vazhdueshme.
Fillojnë që mos të shikojnë më ne fytyrë drejtpërdrejt, dhe duart e tyre lëvizin çuditshëm.
Dinakëria e tyre fillon të çaloj mu me këto gjeste që i përmenda dhe posaçërisht fillon nga sytë e tyre, dhe praktikisht çdo gjë edhe fillon nga sytë e tyre.
Tash ne kohet e internetit mashtrimet janë edhe me te sofistikuara, më të shpeshta dhe me të dëmshme.
Pasi që mashtrimi është mashtrim dhe mbetet i tillë, vetëm sa për ilustrim po permendi një mashtrues që të krijojmë bashkërisht një përshtypje.
Victor Lustig: Njeriu që shiti Kullën Eifel dhe mashtroi Al Kaponen
Herët në karrierën e tij kriminale, Lustig takoi pasagjerë të pasur në anijet e linjave dhe i bindi ata të blinin makineri që printonin para. Lustig, i lindur në vitin 1890 në Austro-Hungari, largohej sapo udhëtarët e pasur kuptonin që mjeti që ai i kishte shitur nuk punonte, por ishte mashtrim. Një tjetër mashtrim i Lustig ishte shitja e Kullës Eifel në mesin e viteve ’20. Duke u hequr si zyrtar qeverie, Lustig kreu takime me disa nga tregtarët e metalit gjoja për të riparuar kullë e famshme. Një tregtar e korruptoi Lustig për t’i siguruar ofertën fituese për punë, dhe pasi i pagoi atij një shumë të majme për të marrë posedimin e kullës, më vonë mësoi se ishte mashtruar. I zënë ngushtë edhe nga fakti që e kishte korruptuar, ai nuk ngriti padi. Lustig më pas u largua për në Amerikë, ku mori identitete të rreme, dhe vazhdoi të bënte një shumëllojshmëri mashtrimesh. Ai arriti të mashtronte edhe vetë Al Kaponen, që të investonte në një marrëveshje e cila do i dyfishonte paratë e tij. Pas një periudhe të shkurtër, Lustig i tha mafiozit se skema nuk kishte funksionuar, dhe se ai do t’i kthente paratë e tij gjithsesi. I impresionuar nga ndershmëria e supozuar e Lustig, Kapone i pagoi atij një çmim. Në vitin 1935, agjentë në Nju Jork, më në fund arritën ta kapnin Lustig. Pasi u dënua dhe u dërgua në Alkatraz, Lustig vdiq në vitin 1947.
Normal dhe Anormal
Termi “normal mund të definohet në dy mënyra themelore. E para është nga aspekti I funksioneve të një shoqërie: nëse personi është i aftë ta përmbushë rolin e caktuar shoqëror.
Mënyra e dytë është nga aspekti I individit: kjo është gjendja më e përshtatshme për zhvillimin e tij dhe për fatin e tij.
Tashmë e kemi cekur se ka njerëz “të shëndoshë” gjegjësisht “normal” të cilët janë pak të vyeshëm kurse në anën tjetër njerëz “jo të shëndoshë” gjegjësisht “neurotic” të cilët janë individë mjaft të vyeshëm.
Vlerësimi I “normales” apo “anormales” është në lidhje të ngushtë me aspektet universal të njerëzimit.
Virtytet e të pjekurit Të metat e të papjekurit
– Vendosmëria; – Pavendosmëria;
– Trimëria (guximi); – Frika;
– Durueshmëria; – Paturpësia;
– Trupi I matur; – Jo fisnikëria;
– Fisnikëria (bujaria) – Inati (kryeneçësia);
– Çiltërsia dinjitoze; – Përulësia;
– Sjella e mirë – Pakujdesia (mosmirënjohja);
– Vetëkontrolli. – Kërkesat e pakontrollueshme
Si vijmë deri te përfundimet për mashtruesit.
Përfundimet nxjerrën në bazë të shenjave të jashtme dhe të manifestimeve të sjelljeve të vëzhguara, mirëpo nganjëherë mund të ndihmojë edhe intuita.
Intuita- është një fenomen psikologjik me vlerë të konsiderueshme . Intuita është manifestimi në vetëdije I rezultateve të gatshme të supozimeve, duke tejkaluar një varg hallkash përbërëse të të menduarit dhe të kuptuarit logjik.
Ndijimet-(ndjenjat) janë përjetim i marrëdhënies sonë subjektive në raportet me çështjet (objektet) e caktuara, njerëzit, ngjarjet dhe me veprimet tona personale.
Mendimi-i është procesi më i ndërlikuar psikologjik i cili na mundëson që në mënyrë shumë më të plotë ta njohim realitetin, që në të gjendemi me sukses, t’i zgjedhim problemet, ta interpretojmë të kaluarën dhe planifikojmë të ardhmen.
Analiza -është zbërthim ideor I objekteve apo dukurive, veçimi i disa pjesëve, veçorive dhe tipareve individuale të tyre.
Kështu e krijojmë përshtypjen sepse:
Shqetësimi apo nevrikosja pothuajse gjithmonë sjell deri te frymëmarrja më e shpejtuar, e cila tregohet qysh në fjalët e para, si dhe përmes pasigurisë së zërit, por edhe gjesteve dhe veprimeve të tjera përcjellëse.
Çdo kontakt, bisedë, shprehje e fytyrës, fjalët, lëvizjet etj mund të jenë objekt i analizës me qëllim të ndërlidhjes së përvojës personale, dhe përvojave të tjerëve në kontakt me njerëzit (në këtë rast ku edhe bëhet fjale për (mashtruesin).
Gënjeshtari patologjik
Pasi të keni identifikuar dikë në jetën tuaj si një gënjeshtar patologjik, ju mund të dëshironi të përballeni me të . Është shumë e rëndësishme të dini se si ta bëni atë siç duhet për të shmangur ndonjë problem të mundshëm
Ka njerëz që me raste gënjejnë. Dhe kjo ndodh. Por ka edhe nga ata njerëz që gënjejnë vazhdimisht, çdo ditë dhe për shumë gjëra të rëndësishme dhe të parëndësishme.
Këta quhen gënjeshtarë patologjikë ose gënjeshtarë profesionistë.
Gënjeshtrat e tyre janë të besueshme dhe kanë elementë të vërtetë, prandaj edhe biem pre e gënjeshtrave të tyre.
Gënjeshtrat e tyre zgjasin në kohë. dhe gënjeshtra patologjike ndodh pa ndonjë arsye të qartë dhe nuk duket se i sjell dobi individit.
Gënjeshtrat e tyre kanë më tepër motivim të brendshëm sesa të jashtëm. Ata e përmbushin egon e tyre të sëmur me këto gënjeshtra patologjike dhe ndien kënaqësi nga kjo vepër e tyre e shëmtuar.
Gënjeshtrat e tyre janë të tilla që priren ta nxjerrin sa më të zot gënjeshtarin, ai duhet pa tjetër te jetë ne fokus ky është qëllimi i tij primar.
Gënjeshtra patologjike mund ta bëjë shoqërizimin të vështirë dhe të çojë në probleme të rëndësishme ndër personale me të dashurit(familjen),shokët dhe kolegët.
Gënjeshtrat patologjike janë të lehta për t’u verifikuar nga të tjerët, të cilat në fund të fundit mund të jenë të dëmshme për personin që i tregon ato. Për shembull, individi mund të bëjë akuza të rreme ose pretendime madhështore në lidhje me të kaluarën e tyre që janë të thjeshta për t’u kontrolluar nga të tjerët.
Krijimi i gënjeshtrës së tij
Ai e krijona gënjeshtrën, e sofistikon atë, pastaj i beson asaj gënjeshtre, krijon ngjarjen nga ajo gënjeshtër dhe vepron me të, e shpërndanë atë te të tjerët dhe krenohet me te.
Mendoj që është edhe fare lehtë te dallohet një personalitet i tillë, sepse nëse je me te, ose edhe në grup(koleg te punës, shokë etj), dikush nga ta(shokët, kolegët) e thotë një të vërtetë, pastaj bëni durim vetëm 20-30 min, do të vërtetohen, që gënjeshtari patologjik veç se ka filluar ta tregoj ngjarjen e njëjtë të tjerëve, dhe atë ndjenjë që ka përjetuar duke e dëgjuar te vërteten e shokut, kolegut, atë ndjenje e shpërndan te të tjerët, mirëpo ngjarja( gënjeshtra) që aj e shpërndan, më shumë i ngjason ndonjë filmi (aksion, fanta shkencë) se sa realitetit.
Shembull i një Gënjeshtari patologjik
Slobodan Milosheviqi-Ka filluar karrierën e tij në gënjeshtra, ka krijuar gënjeshtrën, e ka sofistikuar atë deri ne detajet më te vogla, ka krijuar mite të pa qenë kurrë ndonjëherë gënjeshtrat e tij ka filluar t’i plasoj në praktik (popullit të vet), dhe në fund gënjeshtra e tij patologjike e ka shndërruar ne vrasës mizorë.
Nga gënjeshtrat e tij patologjike kanë pësuar shumë popuj, por ne fund e ka pësuar ai dhe populli I tij sepse ky populli i tij ka rënë pre e gënjeshtrave të tij patologjike dhe të sëmur.
Një njeri e ka ndalur sepse ka pasur guximin, dhe i ka thënë Enough (mjaft më) dhe ai është ‘Buldozheri’ Richard Holdbrook.
Ai ishte një nga mbështetësit me te mëdhenjtë te pavarësisë se Kosovës.
Në marsin e vitit 1999 ai shkoi në Beograd për t’i dhënë ultimatumin përfundimtar, ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, se NATO-ja do të bombardojë nëse agresioni ndaj Kosovës nuk ndalet.
Holbrook vdiq në 69 vjeçare dhe ishte “buldozeri” i diplomacisë amerikane.
Fundin e gënjeshtarit patologjik (Millosheviqit) e dimë të gjithë ne, dhe sa fund i keq është fundi i këtij gënjeshtari patologjik.