Maskat, standard i ri në jetët tona

20 prill 2020 | 15:32

Pas lajmeve për zbutjen e masave kufizuese për shkak të epidemisë së koronavirusit në disa vende evropiane, shumëkush tani mendon se vendet do të përballen me një fazë të gjatë kufizimesh.

Nuk do të jemi më në gjendje të vazhdojmë jetën tonë të mëparshme dhe mbajtja e distancës e masat mbrojtëse, do të jenë standart i jetës sonë të përditshme – thotë kreu i landit të Nordrein Vestfalisë, Armin Laschet, për DW.
Por, sipas një studimi të bërë nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani frika nga koronavirusi kohët e fundit ka rënë ndjeshëm.

Sipas këtij instituti përqindja e të anketuarve që kanë frikë nga një infeksion i mundshëm ra këtë javë në Gjermani 26 përqind.  Javën e kaluar ajo ishte 40 përqind. Sidomos të rinjtë mendojnë se rreziku i virusit të ri për shëndetin nuk është dhe aq i madh. Për këtë arsye edhe mirëkuptimi për masat kufizuese, si kufizimi i daljes në mjedise publike ose mbyllja e dyqaneve gjithashtu ka rënë.

Por, disa lande në Gjermani, zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave, kur qytetarët përdorin mjetet e transportit publik. Në to, përdoruesit e tramvajeve, metrove, autobusëve ose taksive janë të detyruar të mbajnë maska që mbulojnë gojën dhe hundën, ose si alternativë mbrojtje mund të mbajnë edhe shall. Sa u përket blerjeve në dyqanet me pakicë mbajtja e maskave rekomandohet me forcë, por nuk është e detyrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani raportoi 91 viktima të reja nga koronavirusi, duke rritur…