Maskohej me uniforma policie, kush është shqiptari i rrezikshëm që u kap në Spanjë

03 janar 2023 | 09:11

Fatbardh Dervishi është një prej emrave të shqiptarit që ndodhet i burgosur në Spanjë që prej muajit gusht si pjesë e një rrjeti në trafikun e drogës. Sipas mediave në Spanjë, Dervishi ndryshonte vazhdimisht pamjen dhe qarkullonte me identitete të ndryshme false për të shmangur zbulimin.

Ai akuzohet si anëtar i një grupi kriminal dhe për një sërë veprash si armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh, vjedhje automjetesh.

Shqiptari maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Ai u arrestua sapo doli nga ndërtesa ku jetonte ato ditë në fund të gushtit. Në shtëpinë e tij, u gjet një automatik dhe dy karikatorë me kapacitet përkatësisht 16 dhe 32 gëzhoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën…