“MasterCard” aplikon për patentë për të siguruar pagesat me teknologjinë “Blockchain”
Ofruesi i shërbimeve financiare “Mastercard”, ka paraqitur një patentë për një sistem “Blockchain” për të siguruar pagesa më të shpejta dhe më të sigurta në kartat e tyre.
Aplikacioni i quajtur “Metoda dhe sistemi për verifikimin e kartelave të pagesave përmes Blockchain”, përshkruan një “Blockchain” publik të ndihmuar dhe rikthyer proceset e pagesave për të verifikuar dhe siguruar informacionin e përdoruesve, përcjell “Telegrafi”.
“Mastercard” vuri në dukje cenueshmërinë e mjeteve ekzistuese të “transmetimit pa tel i të dhënave të pagesave”, duke pretenduar se ato mund të jenë “subjekt i përgjimit”. Duke zbatuar teknologjinë Blockchain, kompania synon të mundësojë një mënyrë të sigurtë të përcjelljes së të dhënave të pagesave që gjithashtu përfshin “pjesëmarrjen minimale të konsumatorit”.
Sipas dokumentit të patentës, procesi i enkriptimit kodon informacionin e kartave dhe e ruan atë në Blockchain, pas së cilës lëshohen dy çelësa të sigursë, një çelës publik dhe një çelës privat. Kur kartela përdoret për të bërë një blerje, bëhet një kërkesë rikthimi, pas së cilës sistemi do të përdorë çelësat për të deshifruar dhe verifikuar informacionin e kartës.