Mata largohet nga Galatasaray
01 korrik 2023
| 16:19
Ish-mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Juan Mata është larguar nga Galatasaray dhe tani është “lojtar i lirë”.
35-vjeçari kishte firmosur kontratë me gjigantin e Superligës së Turqisë vetëm deri në fund të këtij sezoni.
Mata me Galatasarayn fitoi titullin e Superligës për sezonin 2022/23, kurse në të gjitha garat zhvilloi 18 paraqitje, shënoi tre gola dhe bëri dy asiste.
Pas largimit nga ekipi turk, Mata shkroi një mesazh: “Nuk jam i mërzitur, jam i lumtur që ndodhi”.
Ish-lojtari i Chelseat dhe Manchester Unitedit tani është “lojtar i lirë”, kurse e ardhmja e tij nuk dihet – mund të jetë Arabia Saudite apo edhe një pensionim i mundshëm.