Matematika e SARS-CoV-2: I gjithë virusi që qarkullon në botë mund të futet brenda një kanaçeje të vetme

11 shkurt 2021 | 01:06

I gjithë virusi që shkakton Covid, i cili tashmë qarkullon në të gjithë botën mund të futet lehtësisht brenda një kanaçeje të vetme, sipas një llogaritje nga një matematicien britanik.

Duke përdorur nivelet globale të mutacioneve të reja të pandemisë, së bashku me vlerësimet e ngarkesës virale, eksperti i matematikës në Universitetin Bath, Kit Yates tha se ka dy kuintilion ose dy miliardë miliardë grimca të koronavirusit të ri, ose SARS-CoV2, në botë në çdo kohë.

Duke detajuar hapat e llogaritjeve të tij në një artikull të botuar në faqen “The Conversation”, Yates tha se përdori diametrin e SARS-CoV-2 në një mesatare prej rreth 100 nanometra, ose 100 miliardë të metrit  dhe pastaj kuptoi vëllimin sferik të virusit.

Sipas llogaritjeve të tij totali është më pak sesa në një kanaçe e vetme 330 mililitër.

“Është e habitshme të mendosh se të gjitha telashet, përçarjet, vështirësitë dhe humbja e jetës që kanë rezultuar gjatë vitit të fundit mund të përbëjnë vetëm disa kafshata të asaj që padyshim do të ishte pija më e keqe në histori”, tha Yates në artikullin e tij.

Më shumë se 2.34 milion njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 deri më tani dhe ka pasur gati 107 milion raste të konfirmuara në të gjithë botën, sipas të dhënave të mbledhura nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins.

*Reuters

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi ka bërë një dedikim…