Materazzi: Ky është problemi i Interit

05 shtator 2018 | 17:41

Marco Materazzi mendon se lojtarët e Interit duhet të kuptojnë që janë një grup me shumë kualitet.

Interi ka bërë një merkato të madhe gjatë verës duke afruar shumë emra të rinj dhe do të rikthehet në Ligën e Kampionëve ku do të ndeshet me Barcelona, Tottenham dhe PSV.

“Skuadra e Spallettit duhet ta kuptojë se sa e mirë është”, ka thënë Materazzi, i cili ka fituar tripletën më 2010, për “Gazzetta dello Sport”.

“Duhet të kuptojë se skuadrat e tjera nuk kanë asgjë më shumë se ne. Nainggolan është forca shtytëse dhe gjithmonë luan mirë. Ai këtë e tregoi edhe ndaj Bolognas. De Vrij, si unë, është më mirë në një mbrojtje me tre. Skriniar? Vitin e kaluar ai konfirmoi talentin, tani duhet të sillet si një lider. Duhet të rrezikojë më shumë”, ka deklaruar Materazzi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe prej 5.7 kilometrash katrorë…