Mathias Acuna gjendet pa shenja jete në një hotel në Ambato
05 janar 2025
| 17:26
Sulmuesi i skuadrës ekuadoriane Mushuc Runa, Mathias Acuna, është gjetur i vdekur në një hotel në Ambato të Ekuadorit.
Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pasi ai arriti aty nga vendlindja e tij, Uruguai.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes, ndërsa raportimet paraprake sugjerojnë se mund të ketë qenë një vetëvrasje.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Acuna, i cili iu bashkua Mushuc Runas në vitin 2023, ishte një lojtar kyç për skuadrën në LigaPro dhe një figurë e respektuar në futbollin uruguaian. Klubi ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjen e lojtarit.