Mathys Tel vendos të largohet nga Bayerni
29 janar 2025
| 11:24
Mathys Tel ka vendosur që të largohet nga Bayern Munchen.
Sulmuesi i talentuar është në kërkim të një ekipi, ku do të mund të luante më shumë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, ka disa skuadra të interesuara për futbollistin, por për momentin nuk ka asgjë konkrete.
Kartoni i Tel shkon diku, tek 30 milionë euro. Në këtë sezon, ai ka luajtur 8 ndeshje por pa gjetur dot golin në kampionat. Ai u transferua nga Rennes, në vitin 2021.