Matiq i dhuron Kroacisë medaljen e parë të artë në ‘Paris 2024’
Barbara Matiq ka fituar medaljen e parë të artë të Kroacisë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris. Xhudistja Matiq mundi gjermanen Miriam Butkereit në finalen e 70 kg për femra për të rrëmbyer kështu një medalje historike.
Kjo ishte medalja e dytë e Kroacisë në Lojërat Olimpike pasi asaj që mori Miran Mariçiç.
Për 29-vjeçaren nga Spliti, Matiq, kjo ishte një ditë mjaft pozitive, pasi së pari ajo mposhti Kim Polling të Italisë 10-0, përpara se të triumfonte ndaj Al Tsunoda Roustant nga Spanja me të njëjtin rezultat. Matiq shkëlqeu në gjysmëfinale, duke likuiduar Sanne van Dijke nga Holanda 10-0. Xhudistja është dy herë kampione e botës dhe në fillim të këtij viti ajo fitoi titullin evropian për herë të parë pasi fitoi katër herë medaljen e bronztë – 2014, 2017, 2019, 2023.