Matoshi: 400 milionë euro që nënshkruajti Kurti sot, janë kredi që kemi me i kthy me kafshatën e gojës
26 shkurt 2024
| 21:27
Matoshi: 400 milionë euro që nënshkruajti Kurti sot, janë kredi që kemi me i kthy me kafshatën e gojës
Analisti Halil Matoshi, thotë se sot mungoi një informacion lidhur me fondin e alokuar prej 400 milionë eurosh.
Ai thotë se nuk u tregua që kjo është kredi, të cilën do ta paguajë populli i Kosovës.
“Ky është një forum heroik. Heroizëm që i ka marrë Kosova 400 milionë euro kredi edhe njerëzit bravo Albin se ia ke nxjerr Kosovës 400 milionë euro. Kjo është rrenë. Kemi me i pagu me kafshatën e gojës.
Kjo është kredi për të cilën fëmijët tonë, populli jonë ka me e çu copën e bukës për me i kthy”, tha Matoshi në kanal10./Periskopi