Matoshi: AKR-ja do të garojë e vetme në zgjedhje
Nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, njëherësh ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, thotë se partia të cilit i takon është e gatshme për zgjedhje, kurdo që të mbahet ato.
Në një prononcim për “Ekonomia Online”, Matoshi ka treguar se kjo parti nuk ka vija të kuqe me asnjë parti tjetër. Vijat e kuqe i vlerëson si “të dala mode”.
“Nuk mund të themi se kemi vija të kuqe, mundemi me pas përafrime ndoshta një harmoni më të mirë edhe programore edhe politike me subjekte të caktuara. Por mendoj që vijat e kuqe mendoj se janë çështje e dalë mode. Ne shohim shumë parti politike në Kosovë që i proklamojnë vijat e kuqe edhe në vazhdimësi kooperojnë bashkëpunojnë angazhohen subjekti për subjektin politik, bëjnë takime jashtë publikut, ndërsa për konsumin e jashtëm publik bëjnë vija të kuqe sa herë që kanë deklarime”, tha ai.
Nënkryetari i AKR-së, thotë se po planifikojnë që si parti të garojnë të vetëm në zgjedhje dhe të dalin para qytetarëve dhe ta marrin besimin e popullit, ndërsa për koalicione thotë se vendosin pas zgjedhjeve.