Matoshi: Albini u mbet i vetmuar, tash duhet me thirrë dikë prej “hajvanëve”

10 shkurt 2025 | 21:48

Analisti Halil Matoshi ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Matoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur totalisht e vetmuar, ngaqë, siç tha ai, liderët opozitarë veçse i ka quajtur “hajvanë”.

“Albini u mbet totalisht i vetmuar, sepse tash i duhet me hy me “hajvanët” e tij në pazare. Nuk mundet më Albin Kurti me qeverisë, duhet me thirrë dikë prej “hajvanëve”,” ka thënë Matoshi.

Matoshi ka theksuar se Kurti, me deklarimet e tij, nuk ka lënë vend që opozita t’i bashkohet në koalicion.

“Pramë ia kam uruar fitoren LVV-së. Është partia fituese e zgjedhjeve,” ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë në “Pressing” të T7…