Matoshi: Asgjë si intereson Kurtit më, veç pushteti i vetë
Komentatori politik Halil Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal, duke debatuar për procesin e dialogut, ka thënë se kryeministri Kurti ka dështuar në këtë proces.
Sipas tij, Kurti asgjë si intereson më, veç pushteti i vetë.
“Dialogu është duke u përdorë nga Kryeministri i Kosovës për çështje elektorale. Albin Kurtit asgjë nuk i intereson më në Kosovë, veç pushteti i tij personal. As Vetëvendosja nuk i intereson, as këta njerëz që i ka në Kuvend që i ka si makina votimi”, ka thënë Matoshi.
Ai tutje e ka përshkruar Kurtin si politikan.
“Ai e ka super egon, qaq një ego dmth një egocentrizëm e shquan si karter”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, me këtë qasje Kurti e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombetare duke e fut vendin nën saksione të BE-së.