Matoshi bën thirrje për moshedhjen e mbetjeve shtazore rreth lumenjve
Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka shprehur shqetësimin e tij për hedhjen e mbetjeve të shtazëve rreth lumenjve të Kosovës.
Ai përmes një postimi në profilin evet në “Facebook”, ka thënë se këto mbetje po e ndotin mjedisin.
“Jam i shqetësuar me pamjet e tilla, ku nga mbetjet e shtazëve janë krijuar deponi ilegale, duke ndotur mjedisin e duke rrezikuar edhe cilësinë e burimeve ujore në vend. Duke falënderuar qytetarët dhe mediet për raportimin dhe ngritjen e shqetësimeve të tyre, qysh nesër së bashku me inspektoratin dhe mekanizmat tjerë do të analizojmë këtë situatë dhe të gjitha shmangiet eventuale ligjore do të ndëshkohen. Mbrojtja e natyrës duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, ka shkruar Matoshi.