Matoshi: Deputetët duhet të votojnë fondet e IPA-s para shpërndarjes së Kuvendit

05 gusht 2019 | 14:15

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, para shpërndarjes së Kuvendit, duhet të votojnë për fondet e IPA-s.

Matoshi ka thënë se 78 milionë euro fonde nga IPA-s,  janë shumë të rëndësishme për Kosovën, pasi aty parashihen disa investime të mëdha për vendin.

“Përtej lëvizjeve politike dhe thirrjes së seancës për shpërbërjen e Kuvendit, është tepër me rëndësi për vendin që marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen në kuvend para se ai të shpërbëhet. Janë 78 milionë euro nga fondet IPA, të destinuara për ndërrimin e filtrave të Kosovës B, është projekti 15 milion dollarë i Bankës Botërore për kadastër, dhe fonde të tjera mjaft të rëndësishme për mjedisin dhe Kosovën në përgjithësi që nuk duhet të mbesin pa realizuar për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë. Këto projekte janë shumë të rëndësishme si për pozitën ashtu edhe për opozitën sepse ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të vendit”, ka shkruar Matoshi.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka deklaruar…