Matoshi: Ditën që Kurti do ta vendosë reciprocitetin, në mbrëmje s’do të jetë kryeministër

25 maj 2021 | 23:06

Gazetari Halil Matoshi ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti e vendos masën e reciprocitetit me Serbinë, në mbrëmjen e asaj dite nuk do të jetë më kryeministër.

Matoshi në Politiko të Kanal 10 ka komentuar deklaratat e ministres Rozeta Hajdari që tha se vendosja e reciprocitetit nuk është zgjidhje e problemeve.

Ai është shprehur se premtimin për reciprocitet Kurti e ka përdorur si strategji për t’ fituar zgjedhjet dhe më këtë ka mashtruar popullin, shkruan Reporteri.net.

Matoshi tha se Kurti ka mbjellë iluzione te qytetarët e Kosovës.

“Po të betohem që në ditën që Kurti e vendos reciprocitetin me Serbinë, në mbrëmje nuk është kryeministër”, tha Matoshi. Reporteri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makina Toyota Supra e drejtuar nga aktori Paul Walker në…