Matoshi emërohet ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit

02 gusht 2018 | 12:12

Fatmir Matoshi është emëruar ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ku deri tani e ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në këtë ministri.

Lajmin për emërimin e tij në këtë pozitë e ka konfirmuar vetë Matoshi për “kallxo.com”. “Po është e vërtetë”, ka thënë Matoshi.

Matoshi është emëruar ushtrues detyre i ministrit të MMPH-së pas dorëheqjes së Albena Reshitajt nga posti i ministres.

Gjatë ditës së djeshme, Albena Reshitaj kishte ofruar dorëheqjen kryeministrit Haradinaj. Kjo dorëheqje ishte arsyetuar me nga Reshitaj me motive personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyert e Kuvendit të Kosovës janë hapur sot për bashkatdhetarë,…