
Matoshi fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në një festival të filmit në Spanjë
31 tetor 2020
| 18:22
Aktorja kosovare Adriana Matoshi ka fituar çmimin “aktorja më e mirë” në Festivalin Mostra de Valencia në Spanjë.
Matoshi çmimin e ka fituar për rolin në filmin Zana të regjisores Antoneta Kastrati.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës.