Matoshi: Flutura Kusari denigrohet sepse guxon e flet
Publicisti dhe komenatori politik, Halil Matoshi, ka dënuar gjuhën fyese dhe siç ka thënë denigrues ndaj, Flutura Kusarit, për të cilën aktivisti Rron Gjinovci i cili është mbështetës i pushtetit, e kishte komentuar pamjen fizike të Kusarit për ta përqeshur atë, çka edhe ngjalli reagime të shumta nga komuniteti i gazetarëve por nuk u dëgjua fare zër i pushtetit që ta dënon këtë gjuhë.
Matoshi ka reaguar ndaj denigrimit që po i bëhet juristes së medias, Flutura Kusarit. Ishte aktivisti Rron Gjinovci ai që shpërtheu në komente denigruese ndaj Kusarit.
Gjinovci shpërndau një lajm të Kusarit e cila e bënte fajtor shtetin për sigurinë e gazetarëve, e për këtë mbështetësi i pushtetit reagoj me një koment përqeshës ndaj saj, duke shkruar “Çfarë frizure”.
Matoshi përveç që e ka dënuar gjuhën denigruese ndaj Kusarit ai ka pasur kritika edhe ndaj intelektualëve që po heshtin, duke i quajtur frikacak.
Postimi i plotë:
Flutura Kusari denigrohet – sepse guxon e flet – nuk âsht opurtune si shumica e intelektualëve tutcana!
Njerëzit pa profesion, të robëruar nga ideologjia majtiste – e që ndjekin axhenda leniniste – “të socializmit që erdhi nga të ftohtit”, siç shprehej Sartre, në vend të lirisë si vullnet e zgjedhje, ofrojnë bullizimin e tjetrit/tjetres – të ndryshmes nga ta – si opsion të luftës për pushtetin e burrave ma t’ligj t’mujshëm.
Të bullizohet një eksperte (avokate e medias) si Flutura Kusari, nga misogjenë altoparlantë të pushtetit politik, është luftë e pështirë kundër lirisë.
Kundër grave e për kontroll maskulinist të pushtetit.
Racizëm kulturor!