Matoshi: Gabimi më i madh i kosovarëve ‘mendojnë se janë një komb me dy përfaqësuese’
19 qershor 2024
| 21:58
Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.
Komentatori politik, Halil Matoshi duke komentuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka qenë goxha kritik ndaj futbollistëve të Kosovës.
Sipas tij, për shkak të mos angazhimit të madh të tyre, Kosova nuk ka arritur të kualifikohet në ‘Euro2024’.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se gabimi me i madh i kosovarëve është se mendojnë se janë një komb me dy përfaqësuese.
“Secili komb e atdhe lufton për t’i pasur ngjyrat e veta aty sepse është një informatë e madhe për vendin që përfaqëson”, ka thënë Matoshi.