Matoshi garanton investimin e disa projekteve në Malishevë më 2019
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të cilin e ka siguruar se Ministria që ai drejton do të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme pë mjedisin dhe ambientin për qytetarët e Komunës së Malishevës.
Ministri Matoshi, ka thënë se gjatë këtij viti në Malishevë do të investohet në përmirësimin e gjendjes në sistemin e kanalizimeve, do të bëhet pastrimi i shtretërve të lumenjve si dhe ka paralajmëruar investime në Ujëvaren e Mirushës.
“Me Kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, diskutuam për realizimin e disa projekteve në këtë komunë, që ndërlidhen me kanalizime, pastrime të shtretërve të lumejve si dhe me investime në zonën e Ujvarës së Mirushës”, ka Matoshi në profiling e vet në “Facebook”.