Matoshi: Haradinaj po ia kthen Kosovës identitetin e 17 shkurtit
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, duke iu referuar letrës se shefes për politik të jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, ka thënë se Haradinaj është duke ia kthyer Kosovës identitetin e 17 shkurtit.
“Kryeministri Ramush Haradinaj po ia kthen Kosovës identitetin e 17 shkurtit, të dâmtuem nga brenda e të defiguruen nga jashtë. Letra e Federica Mogherinit, që thërret Prishtinën zyrtare, për një pakt kompromisi, në thelb është edhe një ftesë për ma pak pavarësi karshi BE-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e shpallur të vendit tonë dhe kjo nuk është as ofertë për kompromis edhe pse në Kosovë askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të bëjë kompromis me 17 shkurtin. Me sovranitetin dhe tërësinë tokësore të saj. Pra, kosovarët janë shumë evropianë, aq sa nuk bëjnë pazare me pavarësinë e tyre kombëtare. CEFTA-n e ka nënshkruar UNMIK në emën të Kosovës, e cila tash është një entitet i pavarur juridik-politik, i patjetërsueshëm dhe i pazhbëshëm si subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Taksa hiqet vetëm kur Serbia e njeh këtë entitet juridik- politik dhe pavarësinë e tij!
Kryeministri Haradinaj e ka bâ të qartë për miqtë dhe armiqtë e Republikës: 17 shkurti nuk preket as nuk negociohet!”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/