Matoshi i ndërhyn në fjalim, Selmanaj ‘shpërthen’ ndaj saj: Oj zonjë, jam i bindur që s’e di ku je!

29 shkurt 2024 | 13:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj është nervozuar me ndërhyrjet e shpeshta dhe të vazhdueshme të Adriana Matoshit, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fjalës së tij.

Në lidhje me këto ndërhyrje të Matoshit, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas ndërhyrjeve të vazhdueshme, Selmanaj ka reaguar ashpër, duke i thënë Matoshit se “jam i bindur që ti s’e di ku je”

“Po të lutem më, të lutem. A ta liroj vendin? Fol. Po s’jemi këtu ‘profesor se jo mahi’, oj zonjë. Eja, fol, mos, mos. D.m.th. unë këtë histeri s’po e kuptoj, m’fal, zonjë. Nëse je e vetëdijshme ku je, çfarë mandati ke, unë jam i bindur që ti nuk e di ku je. Je në parlament, në parlament, në parlament”, i ka thënë Selmanaj, deputetes së LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…