Matoshi me ironi për kontejnerin në Ibër-Lepenc: Kush e shpiku atë ide gjeniale, t’ia dhajmë ni doktoratë

04 dhjetor 2024 | 23:55

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar deklarimet e qeveritarëve për sulmet në veri të vendit.

Matoshi ka theksuar se detyrë e parë e institucioneve duhet të jetë ruajtja e objekteve vitale të shtetit.

“Atë natë që ka ndodh rasti kam përmend që objektet vitale kur krerët e shtetit kur kanë informacione ose nuk kanë e ia fusin kot, duhet me u rujtë”, ka thënë Matoshi.

Matoshi nuk ka kursyer kritikat për masat që janë marrë nga institucionet për ndalimin e rrjedhës së Ibër-Lepencit.

“Ato gypat janë kanë një gjendje emergjente dhe është në rregull, por ajo puna e kontejnerit, kush e shpiki atë ide gjeniale. Ata duhet me licencu me ia dhanë një doktoratë. Ajo hajgare more është”, ka thënë Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin që kryeshefi…