Matoshi: Me veprime konkrete po luftojmë ndotjen e ajrit

10 prill 2019 | 14:00

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në tryezën për mjedisin dhe shëndetin me fokus në ndotjen e ajrit, në kuadër të  projektit “Një Kosovë më e shëndosh”, e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Me këtë rast ministri Matoshi ka thënë se ndotja e mjedisit është rrezik për shëndetin e njerëzve, por edhe të kafshëve e bimëve, andaj sipas tij duke pas parasysh gjendjen në të cilën është Kosova, MMPH-ja ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar ndotjen e ajrit. “Jam i lumtur që përgjatë kësaj qeverie është arritur që të ndërmerren disa hapa konkret siç janë ndalimi i përdorimit të thëngjillit në institucione publike dhe në shkolla. Kemi ndërprerë një praktikë të mbi 3 mijë punëtorëve të KEK-ut, tu japim thëngjill falas. Kemi pasur një aksion së bashku me Policinë e Kosovës ku kemi sekuestruar disa kamion me thëngjill që janë shitur ilegalisht në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, ka thënë Matoshi.

I pari i MMPH-së, ka treguar edhe për masat e tjera që janë ndërmarrë për përmirësimin e ajrit në Kosovë. “MMPH-ja ka lansuar aplikacionin  ‘Kosovo Air Quality dhe secili qytetarë në kohë reale mund të informohet për cilësinë e ajrit. Këtë vit do të filloj edhe projekti i madh i ndërrimit të filtrave të Kosovës B, që financohet nga fondet e IPA-së, në vlerë prej 78 milion euro. Në muajin qershor do të hyj në funksion pulla mjedisore te kontrolli teknik i automjeteve ku do të matet emetimi i gazrave”, ka deklaruar  Matoshi.

Sipas tij, përveç cilësisë së ajrit, Kosova ballafaqohet edhe me mungesë të ujit dhe hedhjen e mbeturinave në vendet e palejueshme.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka deklaruar se institucione e vendit, së bashku mund të ja dalin në përmirësimin e cilësisë së ajrit e që kjo ndikon në shëndetin e qytetarëve të Kosovës. “Prania jonë këtu është dëshmi se dëshirojmë që të merremi me këtë çështje. Është një lloj shenje që ne e ndajmë të njëjtën brengë. Interesi publik  në mjedis dhe statusin shëndetësor është rritur në vitet e fundit, megjithatë ende ka mungesë të vetëdijesimit  të publikut për shumë rreziqe të mëdha mjedisore”, ka deklaruar Ismaili.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefen e…