Matoshi mori pjesë në hapjen e panairit më të madh për teknologji mjedisore në Stamboll
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka marrë pjesë në hapjen e panairit më të madh të fushës së teknologjisë mjedisore për Evropë dhe Azi, “IFAT 2019 – Stamboll”.
Në këtë panair, ministri Matoshi, ka vizituar biznese të ndryshme të cilat janë duke promovuar teknologjitë e tyre më të avancuara në fushën e mjedisit, duke përfshirë teknologjitë për menaxhimin e mbeturinave, ujësjellësin, trajtimin e ujërave të zeza, etj.
Në kuadër të këtij panairi, Matoshi është takuar më shumë prodhues të teknologjisë mjedisore dhe udhëheqës të kompanisë publike të ujësjellësit në Stamboll.
Panairi i teknologjisë mjedisore për Evropë dhe Azi, “IFAT 2019 – Stamboll”, grumbullon prodhuesit më të mëdhenj të teknologjisë mjedisore që ndërlidhen me trajtimin e ujërave të zeza, ujësjellësve, pastrimit të natyrës, impianteve të mbeturinave, trajtimin e plastikës dhe veprimtarive të tjera që ndërlidhen me mjedisin.
/Epoka e re/