Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Presidentes kur ajo âsht e lirë nga eklipsi albinist

12 prill 2025 | 21:40

Gazetari dhe analisti i njohur Halil Matoshi ka reaguar pas lajmit për njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar këtë zhvillim si dëshmi e suksesit diplomatik të Presidentes Vjosa Osmani, kur ajo, sipas tij, vepron jashtë ndikimit të Kryeministrit Albin Kurti.

Matoshi shkruan se Presidentja Osmani arrin të përmbushë rolin e saj kushtetues dhe të sjellë rezultate konkrete për vendin, kur çlirohet nga “diktati i Albin Kurtit” dhe nga, siç i quan ai, “fantazitë egocentrike, antiamerikane dhe ideologjitë nacionalromantike” të kryeministrit.

“Presidentja Vjosa Osmani ashiqare funksionon në rolin e saj kushtetues kur mbrrinë me u çliru nga diktati i Albin Kurtit!?

Kur Zoja Presidente çlirohet nga Kurti, nga fantazma e tina dhe fantazitë egocentrike, antikapitaliste e antiamerikane dhe nga ideologjizmat nacionalromantike e manekenizmi e demagogjia populiste e tij, që vendin e ka pllakosë në izolim diplomatik e lëvizje mbijetese ekonomike, Presidentja ja del me mbrri rezultate kulmore diplomatike për atdheun e kosovarëve, në nji botë në lëvizje permanente e të ndrrueshme!”

Gazetari përmend edhe rolin e ish-ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, duke thënë se njohja nga Kenia ishte një arritje që theu “barrierat e krijuara nga politikat e njëanshme të Kurtit” dhe se një qasje më e balancuar ndaj partnerëve ndërkombëtarë po sjell fryte të prekshme për shtetin e Kosovës.

“Njohja e para do kohëve e Kenias 🇰🇪 si fryt i drejtpërdrejtë i nji zotnie shumë t’bullizuem (Behgjet Pacolli) nga partitocracy-a e Kurtit (dhe disa zyrtarëve e militantave t’pa ftyrë të VVsë), tue qenë e përfshime edhe Presidentja Osmani, sikur e theu barrierën e krijueme nga “veprimet e njianshme” dhe poitikat dogmatike e t’pakrye të Kryeminisrit Kurti dhe njohja sot nga Sudani 🇸🇩 (gjatë Forumit Diplomatik të Antalya-s, vjen si rezultat i empatisë dhe rikthimit shumë të zorshëm të aleatëve, ShBA 🇺🇸 dhe Turkye-s 🇹🇷 në krahë të Kosovës🇽🇰.

Nji lavdatë për Presidenten Vjosa Osmani dhe nji inkurajim: Rri në anën e shtetit të Kosovës, sa ma larg apetiteve predatore të Kurtit, për pushtet personal!

Po vjen nji epokë ma e zdritun për atdheun tonë – shtetin e përjetshëm kosovar!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit për…