Matoshi për bastisjet e Speciales: Stop milicisë së moralit të Gjykatës Speciale!

31 tetor 2023 | 22:00

Gazetari dhe analisti Halil Matoishi ka reaguar lidhur me bastisjen e shtëpisë së Blerim Shalës nga Specialja, shkruan Periskopi.

Sipas Matoshi bastisja e shtëpisë së tij me pretekstin se ka penguar drejtësinë, është fyerje për drejtësinë oxidentale.

“…Bastisja e shpisë së tij në kryeqytet, me pretekst se ka pengu dejtësinë, me urdhën të Gjykatës Speciale âsht fyemje për drejtësinë oxidentale…
Blerim Shala âsht nji shkrimtar, autor i dhetë librave, filozof, nji ndër themeluesit e gazetarisë liberale në Kosovë dhe publicist ndër mâ t’shquemit”, ka shkruar Matoshi./ Periskopi

Postimi i plotë:

Bastisja e Blerim Shalës âsht sinjal se intelektualët kosovarë po përndiqen!

Nji nga akterët qendror pse Kosova âsht nji demokraci liberale dhe shtet i të drejtes âsht Blerim Shala.
Gjithmonë ka qëndru në anën e dejtësisë – në të gjitha etapat e ngritjes së Kosovës – prandej bastisja e shpisë së tij në kryeqytet, me pretekst se ka pengu dejtësinë, me urdhën të Gjykatës Speciale âsht fyemje për drejtësinë oxidentale
Blerim Shala âsht nji shkrimtar, autor i dhetë librave, filozof, nji ndër themeluesit e gazetarisë liberale në Kosovë dhe publicist ndër mâ t’shquemit.
Me Blerim Shalën kemi udhtue bashk katërdhet vjet, e njoh si parimor, krijues në jodhunë dhe mbi të gjitha humanist. Properëndimor pa mëdyshje dhe rugovist në ide dhe praktikat politike, nji dashamirës i Kosovës multietnike ahtisaariane.
Bastisja e tij âsht përndjekje e nji shkrimtari për hir të balancave të reja politike.
Si shkrimtar ndihem i fyem që elitat aktuale Perëndimore përndjekin intelektualët si Shala me shokë, bash si nji Dreyfus në shekullin 21.
Stop milicisë së moralit të Gjykatës Speciale!
Ndal metodave arbitrare!

P. S.

Cilin ligj e paska shkel Blerimi?
Lë të na e thojnë!
Perëndimorët na kanë mësu Blerimit, mue e kosovarëve transparencën.
Dhe kemi besu!
Pse tash me kulturën e sekretit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar urgjenitsht të shkarkohet…