Matoshi për studentin e ndjerë: Agon Musliu është viktimë e qeverisë

04 maj 2020 | 09:18

Halil Matoshi i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e 26 vjeçarit. I riu ishte rikthyer nga Gjermania ku po studionte dhe ishte vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve. Matoshi thotë se ai është viktimë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka kërkuar hetimin e plotë të rastit.

Shkrimi i plotë i Matoshit në “Facebook”:

Drejtësi për Agonin!

– Agon Musliu âsht viktimë e Qeverisë

Me u përplasë njerëzit n’Karantinë, kur dokumentojnë (simas dëshmitarëve) se janë me probleme depressioni, bazu në masa jokushtetuese dhe pa përkujdesje mjekësore e këshilla të psikologut, ose pa ni këshillë juridike apo kujdestari, âsht si me t’përplasë n’burgjet ma mizore të regjimeve autoritare.

Prokurori i shtetit bâne punën tânde, përgjegjësit janë të identifikueshëm nëse e lexoni verdiktin e Gjykatës Kushtetuese nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020.

Tash!

Sonte.

 P. S.

Sinqerisht i tronditun due me nda dhimbjen me familjën Musliu. Ngushëllime!

Nëse instancat shtetnore, të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë kosovare, nuk e zbardhin rastin dhe nuk i ndjekin penalisht ata që e kanë sjellë vénin në paligjësi tuj i cënu masovikisht liritë dhe të drejtat e njeriut, këtë ndjekje ni ditē ka me e bâ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, kundër Qeverisë së dorëhequn!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike…