Matoshi për vrasjen e 18-vjeçares: Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat tona

23 gusht 2021 | 14:52

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ajo çka po përjetojnë vajzat dhe gratë e Kosovës është tmerr.

Postimi i plotë i Matoshit:

Sa Dardani ecë lirshëm në rruge  veç ni Zot e din!

Tmerr çka po përjetojnë vajzat dhe gratë tona.

Qe sa vjet thojmë, “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohën ma të tmerrshme!

Duhet një gjetje, një s’po di çka, që iu fute në palcë friken idiotëve dhe vrasesve, përndryshe shkuam poshtë.

Ma e keqja për ato nana që përjetojnë  dhunë në prezencë të fëmijeve  e traumat po e bojnë të veten mas një kohe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva ka arritur që në ndeshjen debutuese në Superligën e…