Matoshi përuron projektin 400 mijë euro në Janjevë të Lipjanit

09 gusht 2019 | 17:34

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka përuruar fillimin e punimeve të projektit “ Ndërtimi i shtratit të lumit Janjevë”, projekt ky i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 400 mijë euro.

Gjatë kësaj ceremonie, Matoshi, ka deklaruar se investimet në rregullimin e shtratit të lumit në Janjevë do të përmirësoj jetën e komunitetit të këtij fshati.

“Ky projekt ka dobi për Janjevën dhe komunitetin e saj për shkak se do të ndikojnë në evitimin e rrezikut nga vërshimet e mundshme dhe do të krijojnë mundësinë e zhvillimit të qëndrueshëm duke balancuar kështu aspektin ekonomik, social dhe mjedisor në fshat. Ky projekt parasheh pastrimin e lumit dhe rregullimin e tij”, u shpreh Matoshi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe nënkryetari, Fauz Xhemajli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, të cilët falënderuan ministrin Matoshi dhe MMPH-në për investime në komunën e tyre.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagime të shumta pati gjatë ditës së djeshme se në…