Matoshi: Po investojmë në krijimin e hapësirave sportive, gjelbëruese e ndriçim publik në Busavatë
20 dhjetor 2019
| 12:38
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi mori pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të parkut rekreativ në Busavatë të Kamenicës, projekt ky i cili financohet nga MMPH-ja dhe i cili kap vlerën prej rreth 70 mijë euro.
Me këtë rast, Matoshi është shprehur i lumtur që po investojnë në krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe rekreative për fëmijët e këtij fshati.
“Në këtë fshat kanë munguar investimet, aktivitetet sportive e rekreative kurse me këtë projekt do të bëhet rregullimi i ambientit, do të këtë ulëse, shëtitore, hapësira për sport e rekreacion, ndriçim publik për fshatin”, u shpreh Matoshi.
/Epoka e re/