Matoshi: Shumica e akuzave do të bien pasi janë “shteruar” nga Tribunali i Hagës dhe EULEX

05 prill 2023 | 22:00

Gazetari Halil Matoshi në lidhje me deklaratat e mbrojtjes ka thënë se deklaratat e tyre ishin një rikujtim i gjithë asaj që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovës.

Tutje Matoshi ka deklaruar në Politiko se tendenca e Prokurorisë për t’i përballur UÇK-në dhe FARK-un bjen sepse është një marrëveshje (e Oslos) me të cilin këto të dyja bëhen një.

Sipas tij pretendimet e Prokurorisë se UÇK-ja ka ndaluar dhe më pas ka ndaluar një gazetar serb nuk qëndron sepse ai person ka qenë një prej kriminelëve në Bosnje.

Matshi deklaroi po ashtu se shumica e akuzave do të bien pasi janë “shteruar” nga Tribunali i Hagës dhe UNMIK e EULEX.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka publikuar dëshmi se Bashkësia…