Matoshi takohet me ambasadoren e Francës, flasin për bashkëpunimin mjedisor
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e mjedisit.
Në takim Matoshi ka prezantuar projektet dhe sfidat që Kosova ka një fushën e mjedisit, e ne veçanti në fushën e trajtimit të ujërave të zeza.
Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka ripërsëritur përkrahjen e shtetit francez për Kosovën dhe Ministrinë e Mjedisit për të përmirësuar gjendjen e mjedisit ne vend.
Matoshi dhe ambasadorja Butel janë dakorduar që të punojmë së bashku në realizimin më të shpejtë të projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, projekt ky që do të zgjidhë problemin me ujërat e zeza për kryeqytetin dhe komunat përreth.
/Epoka e re/