Matoshi thotë se Musa Dervishaj nuk ka aderuar në PDK
Ministri i Mjedisit nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi, ka mohuar kalimin e shefit të kabinetit të tij, Musa Dervishaj në PDK.
Matoshi ka thënë se Dervishaj në të kaluarën ka qenë pjesë e PDK-së, por ai vazhdon të jetë pjesë e AKR-së.
“Postimi i kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj, mbetet vetëm në nivelin e shprehjes së një dëshire të tij. Në fakt edhe s’ka qenë asgjë më shumë. Musa Dervishaj ka qenë në PDK dhe nga atje ka ardhur në AKR ku vazhdon të jetë edhe sot dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Musa si gjithë strukturat dhe udhëheqësit e partisë kultivon raporte të mira ndërnjerëzore me të gjithë, përfshirë ish-bashkëpartiakët e tij. Shihemi në zgjedhje”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/