Matt Damon izolohet në Irlandë, shfaqet i dashur me fansat

25 prill 2020 | 12:27

Matt Damon ka bërë disa fotografi me vendorët irlandez pasi që ai është vetizoluar në këtë shtet pasi që pandemia e koronavirusit e zuri atë në xhirimin e “The Last Duel”

Ylli i Bourne Identity (49) është në xhirime të filmit epik të Ridley Scottt, “The Last Duel” por kur filloi pandemia dhe u ndalën fluturimet ai ka mbetur i izoluar në Dalkey.

Para se të filloi vetizolimi më 27 mars në Irlandë, fituesi i Oskarit ishte parë duke pirë kafe dhe biseduar me fansat e ti në një restorant.

Ai po ashtu është parë duke notuar afër Dalkey me teshat e tij dhe një qantë nga një dyqan ushqimor në irlandë.

Ylli, për të cilin thuhet se ka një pasuri mesatare prej 160 milionë dollarë, thuhet se është parë edhe duke bërë kalërim në rrethinën e Dalkey dhe se ai nuk është larguar nga ky vend pavarësisht pandemisë ku po vazhdon vetizolimin në këtë shtet.

https://twitter.com/PhilipNByrne/status/1249609385019609091

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
qinjët e saj mbyllën kufijtë, shkollat dhe bizneset pasi koronavirusi…