Matt Damon njëherë tentoi të thyente rregullin e Clint Eastwood

11 gusht 2021 | 12:06

Matt Damon zbuloi se gjatë xhirimeve të filmit “Invictus”, ai mori një përgjigje për t’u mbajtur mend nga regjisori Clint Eastwood pasi tentoi të thyente një nga rregullat strikte të tij. Sigurisht që edhe në rastin e aktorëve me përvojë si në rastin e Damon, i cili ka fituar mjaftueshëm çmime dhe nominime, shpesh është e nevojshme që një skenë të xhirohet disa herë.

Por ky nuk është rasti i Clint Eastwood. Fatkeqësisht, atij nuk i pëlqen të zvarritet me dubla të shumta dhe përpiqet ta realizojë që në të parën për të kaluar menjëherë te tjetra. Pikërisht ky ndryshim mes tyre shkaktoi një episod gjatë xhirimeve të “Invictus”.

“Ishte pak tmerruese sepse unë luaja rolin e një afrikano-jugori dhe është një theks i vështirë për t’u bërë”, tha Damon i cili shtoi se përvetësimi i rolit të tij donte kohë dhe megjithëse skena e parë shkoi mirë, ai dëshironte një dubël tjetër. Ndërkohë Eastwood ishte bërë gati për të kaluar në skenën tjetër, por aktori e pyeti: “Shef, a mund ta xhirojmë edhe një herë?”

Clint Eastwood iu kthye dhe i tha: “Pse? Dëshiron që të humbësh kohën e njerëzve?” Kaq mjaftoi që Damon mos ta diskutonte më rregullin e “dublës së parë”./tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 42 persona kanë vdekur nga zjarret që kanë…