Matt Damon thotë se vajza e tij është shëruar nga koronavirusi
Aktori i njohur Matt Damon ka zbuluar vajza e tij e madhe Alexia, 21 vjeçe, e kishte kontraktuar koronavirusin derisa banonte në Nju Jork, shkruan “DailyMail”.
Ylli i filmit “Bourne Identity”, 49 vjeç, foli me Graham O’Toole dhe Nathan O’Reilly në emisionin e radios “Spin 103.8” në Irlandë, ku pranoi se përballja me Covid-19 është e frikshme.
Bashkë me familjen e tij, Matt është i izoluar në periferi të Dublinit, pasi ishte aty për xhirime kur u anuluan fluturimet.
“Vajza jonë e madhe është në kolegj, ajo është në Nju Jork. Ajo kishte COVID-19 me të cilin u diagnostikua herët, së bashku me shoqet e saj të dhomës dhe e kaloi mirë. Por të gjithë janë në rregull. Është e frikshme për atë brez kjo periudhë”, ka deklaruar ai.
Meqenëse ka qëndruar në Irlandë gjatë izolimit, aktori tha se ky vend është i jashtëzakonshëm. “Një nga vendet më të bukura që kam qenë ndonjëherë. Ndihem sikur të jem në një përrallë këtu”, ka deklaruar ai.