
Matt Walls fiton të artën në omnium
05 gusht 2021
| 12:11
Matt Walls nga Britania e Madhe i ka kaluar më së shpejti 100 rrathët në garën e meshkujve për çiklizëm në omnium, në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Walls arriti të qëndronte në pozitën e parë për kohën më të madhe të garës, andaj edhe fundi nuk ishte ndryshe.
Campbell Stewart i Zelandës së Re përfundoi garën i dyti, për të fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Vivian, i cili ishte kampion në Rio 2016, doli i treti, për të u mjaftuar me të bronztën.