Mattarella uron Osmanin: Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës
16 shkurt 2024
| 16:33
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë, ka pranuar telegram urimi edhe nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Në letrën e tij, Mattarella ka thënë se Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë e saj.