Matthaus: Anglezët e meritonin traumën nga humbja me penallti

16 korrik 2021 | 11:53

Lothar Matheus ka folur për finalen e humbur nga Anglia me penallti kundër Italisë.

Ish-kampioni gjerman, gjithmonë shumë i ashpër kur flitet për Anglinë, edhe këtë herë është i drejtpërdrejtë në arsyetimin e tij.

“Tifozët anglezë ishin armiqësorë me atë vajzën e trishtuar ne fanellën e Gjermanisë. Portierin e Danimarkës, Kasper Schmeichel, e shënjestruan me laser gjatë goditjes së një penalltie që Raheem Sterling e fitoi duke u hedhur. Të gjitha këtyre u shtohen edhe sjelljet raciste në drejtim të lojtarëve të tyre pas finales. Të dashur anglezë, ishte një sjellje antisportive që nuk duam ta shohim më. Më vjen keq për lojtarët, por anglezët e meritojnë traumën pas finales së humbur me penallti”, ka deklaruar Matthaus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve në Afrikën e Jugut është rritur…