Matthaus: Bayerni e largoi me të drejtë Naglesmanin
Lothar Matthaus ka ndryshuar sërish pllakën e qëndrimit rreth fituesit të “Klasikes” së Gjermanisë, madje është i bindur se Bayerni nuk do t’i përsërisë gabimet e së shkuarës.
“Bavarezët do të fitojnë si shkak i nervozizmit dhe pikërisht ky faktor do të jetë përcaktues në rezultatin final. Fryma e re me ardhjen e Tuchelit ka për të luajtur pjesën e vet. Fusha nuk u shpëton avantazheve të vendësit, aq më tepër në një moment kaq delikat për fatet e sezonit. Jam i sigurt se problemet në qëndrueshmëri nuk kanë për t’u përsëritur në të ardhmen në Munchen. Largimi i Nagelsmanit mori trajtën e së detyrueshmes, marrë në konsideratë luhatjet e vazhdueshme në lojë”, ka thënë “rekordmeni” gjerman në rubrikën e tij sportive “Sky Sport”.
Fillimisht 62-vjeçari doli hapur se Borussia Dortmundi do ta siguronte titullin në “Allianz Arena”, por mesa duket zhvillimet e fundit kanë pasur ndikim të fortë në qëndrim.