
Matthaus: Bayerni kualifikohet, është skuadër më e mirë se Interi
15 prill 2025
| 10:46
Legjenda e futbollit gjerman Lotthar Matthaus u shpreh se Bayern Munchen do të përmbysë rezultatin 2-1 nga ndeshja e parë ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
“Unë besoj fuqishëm se Bayerni do të kualifikohet tutje. ‘San Siro’ ka një energji të veçantë, por për Bayernin, të luash ndaj tifozëve të kundërshtarëve ka qenë gjithmonë një motivim shtesë”, ka thënë Matthaus.
“Ata e dëshmuan javën e kaluar në Mynih se janë skuadra më e mirë. Limitet e tyre, njësoj si ndaj Dortmundit, ishin në mungesë të finalizimit para portës. Në rast se ata arrijnë t’i finalizojnë rastet e tyre, Bayerni mund ta përmbysë deficitin prej një goli në çdo moment”, ka shtuar Matthaus.