Matthaus: Guardiola është fajtor për humbjen e Cityt në finale

01 qershor 2021 | 14:14

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus e ka “sulmuar” drejtpërdrejtë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola. Sipas Matthausit, trajneri spanjoll bëri zgjedhje të gabuara në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ishin zgjedhjet taktike të Guardiolas ato që ndikuan në humbjen e Cityt në finale e Ligës së Kampionëve. Guardiola e dobësoi ekipi duke zgjedhur formacionin 3-5-2 në vend të 4-3-3 për ndeshjen kundër Chelseat. Ai donte të bënte diçka të veçantë, duke dashur të provonte edhe një herë se ai mund të befasonte gjithçka dhe të gjithë. Dhe në vend të kësaj një ekip që nuk ishte më i forti e mundi dhe është paradoksale që ata e bënë këtë gjë në një finale”, ka thënë Matthaus për “Sky Sport Germany”.

“Tuchel? Unë jam i lumtur që ai është menaxheri i tretë gjerman që fiton Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit. Ajo që ai ka bërë me Chelsean është diçka më e madhe se ajo që bëri Liverpooli dhe Bayerni më pare”, ka shtuar Matthaus.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare…