Matthaus këshillon Nagelsmannin: Ja roli ideal i Kimmichit te Gjermania

06 shtator 2024 | 12:41

Në rubrikën e tij të “Sky”, Lothar Matthaus, komentoi vendimin e trajnerit të kombëtares, Julian Nagelsmann rreth kapitenit. “Ne kemi një kapiten të ri në Joshua Kimmich. Ai është zgjedhja logjike dhe e duhur”. Legjenda 63-vjeçare shpjegon arsyen e zgjedhjes së duhur: “Qëndrimi i tij, performanca dhe përvoja flasin vetë. Ai gjithashtu vendos gishtin në plagë verbalisht dhe tani si kapiten lejohet edhe më shumë ta bëjë këtë”, ka thënë Matthaus.

Eksperti i “Sky” supozon gjithashtu se Kimmich do të mbajë shiritin e kapitenit te Bayerni së shpejti: “Nëse ai luan Munchen më gjatë sesa Manuel Neuer, atëherë ai do të mbajë edhe shiritin në klub të ardhmen”. Lothar, megjithatë, shpreson që kapiteni aktual do ta drejtojë skuadrën nga mesfusha: “Unë e preferoj kur kapiteni luan në qendër dhe jo në prapavijë, por Lahm gjithsesi bëri një punë të shkëlqyer dhe natyrisht edhe Neuer nga mbrapa. Megjithatë, nëse mund ta dëshiroja, atëherë trajneri duhet ta zhvendos Joshuan në mes të aksionit”. Nga ana tjetër, Nagelsmann ende po planifikon të përdorë Kimmich si mbrojtës i djathtë, siç zbuloi në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve kundër Hungarisë.

“Fillimisht ai është planifikuar si mbrojtës i djathtë. Por kjo mund të ndryshojë”, tha shkurtimisht mbi rolin e Kimish “timonieri” i përfaqësues gjermane.

Si te Bayerni, ashtu edhe te “Pancerat” pozicioni i Kimish në të ardhmen mbetet një mister mes mbrojtësit të djathtë dhe mesfushorit me prirje organizative.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp, ka pësuar së…