Matthaus kritikon Sanen

21 dhjetor 2020 | 10:41

Ish-futbollisti i njohur gjerman Lothar Matthaus kritikoi lojtarin e Bayern Munchenit, Leroy Sane, i cili ende nuk po arrin ta fitojë vendin e titullarit te kampionët e Evropës.

Në një intervistë për “T-Online”, ish-kampioni i botës kërkon që Sane të punojë më shumë në prapavijë. Kritikat erdhën teksa ish-futbollisti i Manchester Cityt u hodh në fushë në minutën e 32-të dhe u zëvendësua në pjesën e dytë.

“Një lojtar titullar do të duhej ta kalonte Comanin dhe Gnabryn. Diferenca është e madhe. Sane ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë. Duhet të përshtatet me sistemin e lojës së Bayernit. Ka deficite në lojën mbrojtëse. Kjo është arsyeja se përse Guardiola e la të ikte, sepse Sane nuk punon në mbrojtje ashtu siç duhet. Duhet të mësojë ende. Procesi i përshtatjes ende nuk ka përfunduar për të. Nuk mendoj se presioni ka qenë më pak te Mançester Siti, por Sane duhet të përgatitet që ta hedhë hapin e radhës”, ka deklaruar Mattheus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Tufa  “Për poezinë nuk duhet heshtur”  Refleksione mbi vëllimin…